Domeniko Girlandaio
piktor italian i Rilindjes nga Firencia / From Wikipedia, the free encyclopedia
Punoi mbi të gjitha në qytetin e lindjes[1], duke u bërë një nga protagonistët e Rilindjes në kohën e Lorenzo-s së Mrekullueshëm. Afër vitit 1480 bëhet në veçanti portretisti zyrtar në fakt i shoqërisë fiorentine, falë stilit të tij të saktë, të pëlqyeshëm dhe të shpejtë. Drejtues i një punishteje vepruese dhe efiçente, ku hodhi hapat e para në fushën e artit edhe trembëdhjetë vjeçari Michelangelo Buonarroti, që kujtohet mbi të gjitha për ciklet e mëdha të afreskeve, si disa skena të Cappella Sistina-s në Romë, Cappella Sassetti dhe Cappella Tornabuoni në qytetin e tij të lindjes[1]. Domenico bëri pjesë në të ashtuquajturën "gjenerata e tretë" e Rilindjes fiorentinase, së bashku me mjeshtra si Verrocchio-ja, vëllezërit del Pollaiolo dhe i riu Sandro Botticelli[2].
Vëllezërit e tij David dhe Benedetto Ghirlandaio qenë gjithashtu piktorë me vlera, aktiv në punishten e tij, ashtu si kunati Sebastiano Mainardi nga San Gimignano[1]. Edhe i biri Ridolfo del Ghirlandaio qe një piktor i rëndësishëm, aktiv në Firencen e Rilindjes së vonë.